Karim Benzema ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës.
Këtë Benzema e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Bëra përpjekje dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë!”, ka shkruar Benzema.
“Unë shkrova historinë time dhe e jona përfundon”.
Ai debutoi në moshën 19-vjeçare me “Gjelat”, teksa fundin e njoftoi pikërisht në ditën kur i bëri 35 vjet.
Benzema me Francën ka zhvilluar 97 paraqitje, teksa ka shënuar 37 gola.