Karim Benzema duket se nuk është i kënaqur me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.
Siç raporton “Marca”, sulmuesi francez nuk është paraqitur në skuadër në ndeshjen e fundit dhe trajneri, Gallardo ka vendosur ta përjashtoj atë nga ekipi.
Al-Ittihad sot (e diel) nisër për në Dubai, për t’i zhvilluar disa ndeshje miqësore, por Benzema nuk do të jetë i pranishëm.
Nuk dihet se çfarë probleme ka ish-lojtari i Real Madrid, por spekulohet se ai mund të largohet nga Arabia pas një aventure të shkurtër.