Futbollisti francez Karim Benzema ka mohuar nëpërmjet avokatit të tij Hugues Vigier, siç raportohet nga Le Parisien, çdo lidhje me organizatën islamike Vëllazëria Myslimane. Kjo pas akuzës nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.
“Benzema kurrë nuk ka pasur as më të voglin marrëdhënie me atë organizatë. Dhe ai vendosi të jetojë në Arabinë Saudite, një vend që e shpalli Vëllazërinë Myslimane terroriste, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë”, ka thënë ai. “Ne po vlerësojmë procedimet ndaj këtij ministri, për shpifje apo edhe fyerje publike, sepse kjo lidhje inekzistente me Vëllazërinë Myslimane, që ai thotë është famëkeqe, padyshim paraqitet si nënçmuese. Nuk është e pranueshme që ata që qeverisin të besojnë se janë të autorizuar të bëjnë diçka nga oportunizmi i pastër”.