Karim Benzema u largua nga Real Madridi pas 14 vitesh dhe u transferua në Arabinë Saudite, duke pranuar ofertën e pasur të
Al-Ittihad.
Këto janë fjalët e tij të para, pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2026 me klubin saudit: “Mezi pres të përjetoj
një ligë të re, në një vend tjetër. Al-Ittihad ka një histori të jashtëzakonshme, tifozë tepër pasionantë dhe ambicie të mëdha futbolli për t’u bërë një forcë dominuese në Azi. Kam patur shansin të arrij gjëra të jashtëzakonshme në karrierën time. Kam fituar gjithçka në Spanjë dhe Europë. Mendoj se ka ardhur koha për një sfidë të re, për të realizuar një projekt të ri. Sa herë që e kam vizituar Arabinë Saudite, gjithmonë kam ndjerë kaq shumë ngrohtësi dhe dashuri nga tifozët e njerëzit. Mezi pres të bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe bashkë me ta të ndihmoj këtë klub dhe futboll të mrekullueshëm të Arabisë Saudite të arrijë lartësi të reja. Është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjet. Do të bëj gjithçka për të fituar trofe, për të shënuar
gola, për të treguar talentin tim, për t’i kënaqur tifozët, klubin, presidentin, të gjithë. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë cilësorë. Cristiano Ronaldo është tashmë këtu, një mik që më tregoi se Arabia Saudite po fillon të rritet në futboll. Unë jam këtu për të fituar, siç bëra në Evropë”.