Karim Benzema ka folur për media pas finales së sotme, ku Real Madridi mposhti Liverpoolin dhe siguroin trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve.
“Jam i lumtur dhe krenar për këtë grup lojtarësh dhe këtë klub. Edhe një herë kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe jemi mjaft të lumtur. Sa Liga të Kampionëve i kam fituar? Pesë”.
“Tani shkojmë në Madrid për të festuar me tifozët tanë. Ky ka qenë triumfi më i vështirë në Ligën e Kampionëve, por në fund e kemi merituar. S’ka asgjë të bëjë me fat, kemi qenë më të mirët dhe Ancelotti është trajneri më i mirë në botë”, theksoi Benzema.