Karim Benzema nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur përkrah Kylian Mbappes edhe në nivelin ekipor, krahas Kombëtares së Francës.
E sulmuesi i Real Madridit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, për ta përforcuar bindjen se sa është i lidhur ai me “vëllain e tij të vogël”,
Në fakt, Benzema në “Instastory” e ka postuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me sulmuesin e Paris Saint-Germainit pasi e mposhti atë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Në këtë mënyrë numri 9 i Realit e afroi edhe më shumë dhe në njëfarë mënyrë nga shumëkush shihet si “ftesë” për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Sipas të gjitha gjasave, të dy do t’i shohim duke luajtur bashkë në sulmin e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.
Mbappe nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë.
Të gjitha rrugët për të çojnë në Madrid.