Karim Benzema ka qenë mbrëmë protagonist tek Real Madridi.
Sulmuesi francez shkëlqeu me tre gola të realizuar në fitoren me përmbysje 3:1 ndaj Paris Saint-Germainit.
Dhe, veteranin e sulmit e kanë lavdëruar futbollistët tjerë, përfshirë këtu edhe rivalin, Dani Alves,
“Nuk ma ndien që ai luan në Madrid. Çfarë lojtari, çfarë lojtari është Benzema. E dua këtë lojë”, ka shkruar mbrojtësi i djathtë i Barcelonës.
Dani Alves: “I dont care that he’s from Madrid, what a player, what a player Benzema!! I love this game”
The respect 📈 pic.twitter.com/DEBNRZkQE7— ESPN FC (@ESPNFC) March 9, 2022
Nuk jemi mësuar më parë t’i dëgjojmë futbollistët e Realit ose të Barcelonës ta lëvdojnë njëri-tjetrin duke e pasur parasysh rivalitetin në mes tyre.
Parisienët po avanconin me golin e Kylian Mbappes.
Mirëpo, në pjesën e dytë doli në skenë Benzema, i cili realizoi hat-trick.