-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Benzema dhe Vinicius Jr i japin fitoren Real Madrid-it

- Advertisement -

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të merituar në Santiago Bernabeu ndaj Valencias.

Madrilenët shënuan të parët me anë të francezit Karim Benzema.

Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të. Me këtë gol numri 9-të arriti kuotën e 300 golave me fanellën e “Los Blancos”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Në të dytën  Vinicius Jr realizoi një supergol duke dërguar rezultatin në 2-0 në minutën e 52-të. Braziliani u tregua magjik në zonën e kundërshtarit duke dribluar disa prej tyre e në fund dërgon topin në rrjetë.

Nuk vonon shumë dhe përsëri Vini Jr realizon golin e tretë në minutën e 61-të duke trefishuar rezultatin me golin e tij të dytë personal.

Valencia arrinë të shënojë golin e parë me anë të Guedes në minutën e 76-të.

“Los Blancos” nuk u mjaftuan me 3 gola kur në minutën e 88-të shënon përsëri Benzema.

Real Madrid ka kontrolluar totalisht ndeshjen duke marrë një fitore me rezultatin 4-1. Tashmë “Los Blancos” shkojnë në kuotën e 49 pikëve./abcnews.al/

Shikoni golat këtu:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit