Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema, ka komentuar situatën e vështirë që po kalon skuadra madrilene, duke theksuar se fajtorët nuk janë të paktë dhe se problemet burojnë nga brenda ekipit.
Sipas francezit, mungesa e balancës mes lojtarëve kryesorë është një nga arsyet kryesore të krizës.
“Ajo që mungon është lidhja mes lojtarëve si Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili duhet të dijë saktësisht çfarë roli ka në fushë. Bellingham duhet ta kuptojë se është mesfushor dhe jo goleadori i ekipit. Mbappe është sulmues, jo mesfushor. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, por sulmues krahu. Po flasim për lojtarë të nivelit të lartë, që luajnë në një skuadër të madhe”, tha Benzema.
“Të gjithë duan të jenë më të mirët, kjo e vështirëson punën e Alonso-s”
I pyetur për një zgjidhje të mundshme, Benzema pranoi se situata është komplekse.
“Secili prej lojtarëve ka personalitetin e vet. Të gjithë duan të jenë më të mirët dhe me këtë qasje Alonso e ka të vështirë që të vendosë ekuilibër. Çdo lojtar duhet të kuptojë se duhet të bëjë më të mirën për ekipin”, shpjegoi ai.
Deklaratat e Benzema vijnë në një moment kur presioni ndaj trajnerit Xabi Alonso dhe lojtarëve është rritur, ndërsa Real Madridi po kërkon të rikthejë stabilitetin dhe rezultatet pozitive.






