Pas publikimit të këtij njoftimi, Gomez ndau emocionet e saj në Instagram dhe i dha një mesazh të veçantë producentit dhe kompozitorit të njohur, i cili është 36 vjeç.
Në InstaStory-t e saj, Selena ripostoi një fotografi të Benny-t nga fotosesioni për revistën “People”, ku ai shfaqej i shtrirë mbi një tavolinë, me një pica përpara, shkruan DailyMail.
Ajo e shoqëroi imazhin me një mbishkrim të ëmbël, duke theksuar dashurinë e tij të pakushtëzuar: “Jo vetëm që më do pa kushte, por gjithmonë më merr picën time meksikane Taco Bell” shkroi Selena, duke treguar një moment të thjeshtë dhe të ëmbël të marrëdhënies së tyre.
Përveç kësaj, ajo e etiketoi Benny-n në një postim tjetër, ku ndau një citim nga William C. Hannan, i cili përshkruante përkushtimin dhe admirimin ndaj partnerit: “Unë ende nuk e kam kuptuar se si të ulem përballë teje dhe të mos jem marrëzisht e dashuruar me gjithçka që bëni”.
Ky postim tregoi njëherësh një pjesë të thellë të lidhjes së tyre dhe dashurisë që ndajnë për njëri-tjetrin.
Në artikullin e “People”, Benny Blanco foli për suksesin e tij në jetën profesionale dhe personale, duke ndarë disa nga sekretet e tij për marrëdhëniet dhe dashurinë.
Ai tregoi gjithashtu për mëngjeset romantike që ka ndarë me Selenën dhe pasionin e tij për të krijuar momente të veçanta me të.
Artikulli ka shkaktuar shumë reagime në internet, duke nxitur një bisedë të gjerë mes fansave të çiftit.
Gjatë fotosesionit për revistën, Benny shfaqi stilin e tij unik, duke eksperimentuar me ansamble mëndafshi dhe duke i dhënë një rëndësi të madhe detajeve, si pedikyri i tij i kuq, një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Reagimet e fansave ndaj përfshirjes së Benny-t në këtë listë ishin kryesisht pozitive.
Disa e mbështetën fort vendimin, duke thënë se ai po “ripërcaktonte konceptin e seksi” me humorin dhe stilin e tij të veçantë.
Të tjerë ishin të emocionuar nga lidhja e tij me Selenën dhe shprehën mbështetje për çiftin: “Ai rrezaton mirësi dhe ngrohtësi. Është një gëzim të shohësh atë dhe Selenën duke mbështetur njëri-tjetrin,” tha një tjetër.
Megjithatë, jo të gjithë ndanë mendimin e njëjtë. Disa fansa ishin më të dyshuar, duke sugjeruar se vendimi mund të kishte qenë i ndikuar nga Selena: “Selena pagoi për këtë”, shkroi një përdorues në Twitter, duke shprehur një opinon sarkastik mbi pjesëmarrjen e Benny-t në këtë listë prestigjioze.