Edhe pse mbrëmjen e kaluar Benita la të nënkuptohet se ka pëlqim për Klodin, ky veprim duket se ka ndikuar te ish-i dashuri i saj, Endri.
Këngëtari reagoi përmes një postimi në Instastory, ku shkroi: “Ku janë premtimet”.
Ky publikim mendohet të jetë një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Benitës, së cilës më herët i kishte thënë se e mbështet në lojë, madje kishte theksuar se do të lansonte edhe një këngë të dedikuar për të.
Mirëpo, bjondja duket se nuk po i kushton rëndësi kësaj situate, duke vazhduar përpara… pa të.







