![Beniada po i futet muzikës, ja me kë e ka bashkëpunimin e parë Beniada po i futet muzikës, ja me kë e ka bashkëpunimin e parë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/beniada.png)
Beniada Nishanin do ta shohim së shpejti edhe si këngëtare!
Kjo u bë e ditur nga këngëtarja Arinda Gjoni, teksa ishte e ftuar në “Se luan topi”.
Ajo zbuloi se ka miqësi prej 10 vitesh me Beniadën, e se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim.
Sipas Arindës, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.
“E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë”-tha Arinda.