Beniada Nishani, modelja e njohur që u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në Big Brother Vip, po jeton një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.
Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.
Ditën e sotme ‘Panorama Plus’ka publikuar edhe një foto të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn.
Por si ka nisur njohja e tyre
Nga ana tjetër, duket se ata gëzojnë edhe bekimin e vëllait të Blertit opinionistit të njohur Arbër Hajdari që e kishte dalluar Beniandën gjatë eksperiencës së saj në Big Brother për natyralitetin dhe spontanitetin.
Modelja ishte e ftuar edhe në dasmën e Arbrit dhe Vlerës, bashkë me kushërirën e saj e cila nuk mungon në asnjë dalje të modeles.
Pak muaj më parë Arbri ishte i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ përballë vëllait të tij, ku Ed Manushi e pyeti në lidhje me të vëllanë. Ai i tha nëse vë re ndonjë ndryshim te Blerti gjatë kësaj periudhe, ndërsa Arbri u përgjigj shkurt ‘Mirë më duket’, duke shkaktuar të qeshura në studio. Por publikut i shpëtoi ky detaj në atë kohë pasi nuk dihej ende se mes sportistit dhe modeles kishte nisur një histori dashurie.