Beniada Nishani – Jakic, u bë një nga personazhet më të përfolura pas pjesëmarrjes në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”.
Modelja shqiptare vazhdon të merrë vëmendje ende pas daljes së saj si finalistja e katërt e këtij spektakli, shkruan “Kosovarja”.

Beniada është aktive mjaft shumë në rrjetet sociale ku lajmëron për projektet e reja si dhe ndanë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundi, ajo ka postuar disa imazhe të reja ku është shfaqur me shumë ëmbëlsi ku ka shkruar për tre gjërat që i nevojiten asaj dhe çdo femre.
“Ka tre gjëra shumë të rëndësishme në jetën e një femre: ushqimi, uji dhe komplimentet!”, ka shkruar ajo bashkangjitur me imazhet ku mori mijëra pëlqime dhe komente.