Beniada Nishani tanimë nuk mungon në asnjë intervistë televizive pas finales në “Big Brother VIP”.
Modelja shqiptare së fundi ishte e ftuar në “E diell”, në rubrikën “Dielli apo hëna”, ku u bë pjesë e një sfide mjaft të vështirë.
Beniada duhet të merrte në telefon të ëmën dhe t’i thoshte se është shtatzënë.
“Shkova të bëja një vizitë te gjinekologu dhe më tha që kam ngelur shtatzënë me dy binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Bigu, kënduam, kërcyem edhe nuk e di… Unë dua t’i mbaj”, i tha modelja.
E ëma u tregua shumë e kuptueshme, deri në momentin që Beniada i tha se bëhej fjalë për një burrë të martuar me dy fëmijë. Ajo u shokua, por modelja i tregoi që ishte shaka.