6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bëni këto 3 gjëra përditë dhe puçrrat në shpinë do të zhduken si me magji

- Advertisement -

Sa herë që flasim për puçrrat priremi të besojmë se ato shfaqen vetëm gjatë pubertetit si pasojë e çrregullimeve hormonale, apo si rezultat i ndonjë alergjie të mundshme, por ja që e vërteta qëndron komplet ndryshe. Ato mund të shfaqen në çdo kohë, ndonëse disa prej syresh janë më specifike, si për shembull puçrrat e shpinës të cilat shfaqen më së shumti gjatë stinës së pranverës dhe verës. Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme janë më të predispozuar për të pasur puçrra ose pika të zeza. Më poshtë Living ju njeh me disa metoda natyrale si t’i eliminoni në kushte shtëpie:

1.Përdorni çdo ditë sfungjer ose furçë eskfoliuese dhe ujë të oksigjenuar: Higjiena luan një rol të rëndësishëm, si në shfaqjen dhe reduktimin e puçrrave në shpinë, ndaj kushtojini rëndësi. Lahuni çdo ditë me shampo trupi ose sapun me Ph (pehash) neutral, në mënyrë që të eliminoni qelizat e vdekura. Pasi të jeni fshirë, aplikoni pak ujë të oksigjenuar mbi zonat ku vini re më shumë puçrra.

2.Banjë me ujë të kripur: Personat që vuajnë nga ky problem, aspak i vogël, estetik duhet të bëjnë të paktën një herë në javë banjë me ujë të kripur. Shtoni gjysmë kg kripë të trashë në vaskë dhe qëndroni brenda saj për 20 minuta. Fshihuni me peshqir të butë me përmbajtje pambuku.

3.Aloe Vera: Bima e Aloe veras njihet për vlerat e shumta ushqyese, si përbërësit me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, të cilët mbajnë nën kontroll yndyrën e tepërt. Merrni pak nga xheli i saj dhe aplikojeni direkt në lëkurë dhe lëreni për disa minuta derisa kjo e fundit ta përthithë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit