28.2 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Benfica e deklason Auckland City me gjashtë gola

- Advertisement -

Benfica ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Auckland City në ndeshjen e dytë të Grupit C në Botërorin e Klubeve, duke marrë tri pikët e para në këtë turne. 

Pavarësisht fillimit jo të mirë dhe disa rasteve të humbura, portugezët kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur Angel Di Maria ka realizuar me penallti pas një faulli të Haris Zeb ndaj Gianluca Prestiannit.

Pjesa e dytë është shtyrë për më shumë se dy orë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por pas rifillimit Benfica ka shpërthyer me pesë gola të tjerë. Pavlidis ka realizuar golin e dytë me një goditje precize, ndërsa Renato Sanches ka shënuar nga distanca vetëm pak minuta pasi ka hyrë në lojë.

Leandro Barreiro e ka dërguar topin në rrjetë dy herë brenda dy minutash (75′ dhe 77′), duke përfituar nga lodhja e mbrojtjes së Auckland City. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Di María ka realizuar sërish nga penalltia, duke vulosur fitoren 6-0 për skuadrën nga Lisbona.

Portieri i Auckland, Nathan Garrow, ka bërë disa pritje mbresëlënëse që e kanë shpëtuar ekipin e tij nga një disfatë edhe më e thellë.

Benfica do të përballet në ndeshjen e fundit të grupit me gjigantin gjerman Bayern Munich, ndërsa Auckland City do ta mbyllë aventurën e vet me përballjen ndaj Boca Juniors.

Të ngjashme

Të fundit