11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Benefitet e pushtetit| Përfitojnë dy të afërmit e burgosur të Haxhiut, njëri bëhet biznesmen, tjetri largohet nga Dubrava

- Advertisement -
Dy të afërmit e burgosur të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, kanë përfituar nga pushteti. Njërit nga ta, kunatit të saj, Hazir Krasniqi po i jepet privilegji të punojë derisa po vuan dënimin në burg. Kurse, Emin Krasniqi djali i axhës së Alban Krasniqit, bashkëshortit të Haxhiut, është transferuar nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës.

Në prill të këtij viti, mediat raportuan se Emin Krasniqi është transferuar nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës.

Vendimi për transferimin e tij ishte nënshkruar më 21 mars të këtij viti, është marrë mbi disa arsye. Ani pse, nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës, nuk mund të transferohen personat që kanë mbi dy vite burgim, dhe që janë të dënuar për vrasje – siç është rasti i Emin Krasniqit, i cili ishte dënuar për vrasje të rëndë, dhe tash i kanë mbetur edhe gjashtë vjet burgim deri në kryerjen e dënimit.

Megjithatë, sipas përgjigjes së atëhershme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, djali i axhës së bashkëshortit të ministres Haxhiu i kishte plotësuar kriteret për t’u transferuar

“Transferi është realizuar pas kërkesës së të dënuarit, rekomandimit të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe verifikimit nga institucionet e sigurisë. Sipas dosjes së pranuar, i njëjti i ka plotësuar kriteret për t`u transferuar”, ishin përgjigjur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për Gazetën Insajderin.

Ndryshe, Emini, djali i axhës së Albanit në janarin e vitit 2011, së bashku me disa familjarë kishin shkuar në një restorant në Banjë të Malishevës. Aty, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, duket për shkak të përkatësive të ndryshme politike – familja Krasniqi kishte shtënë me armë mbi anëtarët e familjes Limaj.

Për pasojë i vdekur kishte mbetur Skender Limaj.

Sipas prokurorisë, Krasniqi dhe të tjerët kishin kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Siç duket, Haxhiu nuk ishte ndalur me kaq. Përveç djalin e axhës së bashkëshortit, ajo “rehatoi” edhe kunatin. Madje këtij të fundit ia dha një mundësi që rrallë diku në botë ekziston si e tillë.

Përveç që u transferuar nga burgu i Prishtinës në atë të Smrekonicës, Hazir Krasniqit shteti i Kosovës i udhëhequr nga Qeveria Kurti po ia lejon daljen nga burgu gjatë ditës.

Krasniqit po i lejohet që të shkojë në Malishevë për ta drejtuar biznesin e tij të tregtisë me kafe. Kompaninë “Ola SH.P.K”.

Veprimtaria e “Ola Shpk” është tregti me shumicë e kafesë, çajit, kakaos, sheqerit, çokollatës dhe ëmbëlsirave. Si dhe tregti me shumicë e pijeve.

E kontaktuar nga Insajderi, Ministrja Haxhiu nuk ka dashur të komentojë lidhur me lejen që po i jepet kunatit të saj.

Sipas zyrtarit për të ShKK, Florent Gashi, i burgosuri Hazir Krasniqi është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës.

“H.K është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendrën Korrektuese  të Smrekonicës, si dhe është shfrytëzues i shumëfishtë i benificionit vikend në shtëpi” – ka thënë Gashi për Insajderin.

Ai siguron se asnjë i burgosur pavarësisht se kush është nuk mund të kalojë pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit.

“Ju sigurojmë se asnjë i burgosur, pavarësisht se kush është nuk mund të kaloj pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit dhe kritereve të cilat SHKK i aplikon për të gjithë të burgosurit pa dallim. I njëjti është transferuar nga QP.Prishtinë me datë 13.12.2021 ne QK.Smrekonice. I dënuari H K ka filluar punën jashtë institucionit me datë 28.07.2022 bazuar në UA të vitit 2019 për punë jashtë Institucionit bazuar në rregullat dhe kriteret e përcaktuara sipas ligjit në fuqi” – shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit