6.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

“Bën të madhe diçka që nuk është”/ Këshilloi Donaldin për raportin me të, Egzona debaton me Beatrix

- Advertisement -

Ndonëse Egzona i është bashkuar së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka patur shumë afrimitet me Donaldin. Madje ky i fundit ka folur hapur me të, për marrëdhënien me Beatrix, si dhe “pakënaqësitë” ndaj saj.

Egzona ka qenë ajo e cila i ka këshilluar çiftin dhe ka komentuar situatat e ndodhura mes tyre.

Më vonë, ajo ka menduar se Beatrix është ndierë keq dhe është sqaruar me të, megjithatë këtë gjë Egzona e preku sërish në edicionin e mbrëmshmëm, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Beatrix.

Teksa kjo e fundit po bisedonte me Arjolën, tha:

Unë jam sqaruar me të, ajo e tha prap në prime edhe nuk ka ardhur të më tregojë atë ditë kur Donaldi ka qenë duke pikturuar

Moderatorja pretendon se e ka bërë gjithçka për të ndihmuar dhe nxjerrë mirë Beatrix, mirëpo i duket sikur  këngëtarja ia marrë tendencioze.

Madje, vajzat patën edhe një debat së fundmi ku Egzona i është shprehur Beatrix-it ta mirëkuptojë dhe i ka sqaruar se është në anën e saj, megjithëse Beatrix i është ftohur në qëndrim sipas saj.

Nga ana tjetër, Beatrix është shprehur se s’ka pasur asgjë me Egzonën, madje i është betuar për mamanë e saj që s’ka patur hatërmbetje, ndaj s’e ka kuptuar pse Egzona e ka bërë kaq të madh një problem që nuk është.

Ndërsa në një video tjetër, derisa banorët po qëndrojnë në oborr Xheisara me Egzonën largohen. Beatrix i përshendet duke i thënë natën e mirë dhe ka qenë Egzona ajo që e ka injoruar.

Pra, duket se marrëdhëniet mes tyre mbeten të tensionuara, ndonëse asnjëra nuk pranon se i bën me qëllim gjërat kundrejt tjetrës…

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit