Publicisti i njohur, Ben Blushi po vlerëson se kriptomonedhat po shndërrohen në makinat financiare të së ardhmes, duke zëvendësuar paratë fizike dhe sistemet tradicionale bankare.
Ai thekson se ashtu si mushkat dhe gomerët që ishin të nevojshëm në fillim të shekullit të 20-të, paratë cash do të zhduken duke lënë vend për transaksionet digjitale.
”Kriptomonedhat kanë lindur për të lehtësuar qarkullimin e vlerave monetare dhe mallrave pa ndihmën e bankave. Decentrazimi i parasë është pa dyshim një revolucion financiar dhe ne jemi në ditët e tij te para. Ne i ngjajmë atyre njerëzve që në fillim të viteve 1900 kishin frikë nga makinat e reja prej hekuri dhe këmbëngulnin të shkonin në punë me mushka. Makinat e sotme financiare janë kriptot, mushkat dhe gomerët janë paratë tradicionale që kemi akoma në xhep”.
”’Mirëpo gjërat po ndryshojnë me shpejtësi në favor të makinave të cilat janë më të shpejta se mushkat që u zhdukën nga rrugët e pluhurosura të të botës. Dhjetë vjet më vonë mund të ketë ende banka, por mund të mos ketë monedha fizike, Dollarë, Euro dhe Lek. Transanksionet do kryhen me kriptomonedha. Rrogën mund ta marrësh me kripto dhe nga celulari mund të blesh një makinë në Gjermani me 0.36 Bitcoin, apo të paguash pushimet në Himarë me 0.5 Ethereum, sipas vlerave që kanë sot”.
”Paraja cash do zhduket si mushkat dhe gomerët e dashur, por të panevojshëm. Pikërisht kjo lehtësi e ka kthyer garën e kriptove në një stuhi financiare. Bota po çmendet duke blerë dhe duke shitur kriptomonedha. Shtetet po ashtu po blejnë Bitcon në mënyrë masive. Në Kongresin Amerikan sapo është prezantuar një propozim që i kërkon qeverisë të blejë 1 milion Bitcoin me paratë e taksapaguesve. Të gjithë nxitojnë të blejnë duke e ditur se Bitcoin ka një tavan”.
Ndryshe nga paratë që shtypen nga bankat në varësi të nevojave, Blushi thotë tutje se Bitcoin ekziston me një numër limit përtej të cilit nuk ka më.