Publicisti Ben Blushi ka paralajmëruar botimin e librit të tij të ri gjatë muajit nëntor.
Ai ndau edhe përvojat e tij me disa shkrimtarë e shtëpi botuese, të cilët i kanë dhënë reagime të ndryshme mbi librin e tij pasi e kanë lexuar atë.
“Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor. Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen, por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve”.
Postimi i plotë:
NJË HISTORI E SHKURTËR E ROMANIT TIM TË RI
Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor.
Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen, por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve.
Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë : para dhe pas tij.
Shkrimtari i dytë tha duhet ta botosh patjetër dhe me çdo sakrificë.
Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart.
Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj.
Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër.
Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist.
Zgjodha të tretin.
Nuk e di a do më duhet një i