Jennifer Lopez ka rrëfyer së fundmi se Ben Affleck i mbante ende letrat e dashurisë që ajo i kishte shkruar kur ishte i martuar me Jennifer Garner. Këtë e ka zbuluar në dokumentarin “The Greatest Love Story Nevert Told”.
Aktori i famshëm ka mbajtur të gjitha letrat dhe e-mailet që i kanë shkruar njëri-tjetrit 20 vjet më parë dhe i ka përmbledhur në një libër që i ka bërë dhuratë.
“Ky libër është një libër që Beni më dha për Krishtlindjet e para që u rikthyem bashkë. Është çdo letër dhe çdo e-mail që i kemi shkruar njëri-tjetrit nga 20 vjet më parë e deri më sot”, tha aktorja dhe këngëtarja e famshme në dokumentarin e saj.
Dokumentari hedh dritë mbi lidhjen e tyre të trazuar fillestare dyvjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave, duke bërë që çifti të ndahet.
“Unë dhe Beni u ndamë tre ditë para dasmës sonë dhe u rrëzuam nga presioni. Ju mendoni se jeni mirë. Më është thyer zemra kur humba dashurinë e jetës sime, shokun tim më të mirë, dhe nuk mund të flisja për vite të tëra dhe kjo ishte pjesa më e vështirë. Më parë mendoja se të gjithë të tjerët ishin të lënduar, tani mendoj se isha vetëm unë”, tregon Lopez në dokumentar.