Pas gati tre muajsh, Jude Bellingham më në fund është rikthyer në formën dhe gjendjen e tij më të mirë fizike, pasi luajti të gjithë 90 minutat kundër Juventusit, ndërsa shënoi edhe golin e fitores 1-0 në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes në ‘Bernabeu’, Bellingham shpjegoi se si ndihet pasi shënoi golin e fitores dhe ndryshimin midis sezonit të kaluar dhe këtij viti me Real Madridin.
“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Pas kaq shumë kohësh, të luaj një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve dhe të shënoj golin e fitores, e kam ëndërruar këtë moment”, ka thënë fillimisht Bellingham.
“Mendoj se vitin e parë luajtëm me disa formacione të ndryshme, Carlos i pëlqen të jetë i adaptueshëm”.
“Viti i kaluar nuk ishte një katastrofë, nuk luajta shumë keq, me 15 gola dhe 14 asistime”.
“Këtë sezon, procesi ka ndryshuar me trajnerin e ri, ne duam të luajmë më mirë dhe të shënojmë më shumë”, përfundoi ylli anglez.






