1.6 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Bellingham do të mungojë gjatë për shkak të rikuperimit të ngadaltë të lëndimit

- Advertisement -

Jude Bellingham pritet t’i mungojë Real Madridit së paku deri në prill pasi rikuperimi i tij po ecën me hapa të ngadaltë.

Rikuperimi i mesfushorit të Real Madridit nuk po ecën mirë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave.

Ndërsa fillimisht u parashikua se mund të duhej një muaj që ylli anglez të rikuperohej nga dëmtimi i kofshës së pasme që pësoi kundër Rayo Vallecano në fillim të shkurtit, tani ka dalë në pah një datë e re.

Sipas gazetarit të Onda Cero, Alberto Pereiro, nuk ka gjasa që Bellingham të kthehet në fushë për të ndihmuar Real Madridin para prillit.

Në këtë rast, ai praktikisht do të përjashtohet nga përballja e Real Madridit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve muajin e ardhshëm, duke supozuar se ata do ta mposhtin Benficën në ‘play-off’ në dy ndeshje në javët e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit