6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bellingham bën “agjentin”, Alexander-Arnold drejt Realit

- Advertisement -

Mesfushori Jude Bellingham është duke bërë një punë të madhe në transferimin e mundshëm të transferimit të Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi.

“Los Blancos” që nga viti 2019 kanë ndryshuar mënyrën si punojnë në transferime, pra që kur shpenzuan miliona për Luka Jovic e Eden Hazard, por të dy dështuan keq, duke u vlerësuar më të dobëtit në historinë e Realit.

Që atëherë, Reali ka bindur lojtarët para klubeve, duke pritur që të kenë vetëm një vit të mbetur në kontratë e pastaj të përfitojnë nga situata dhe t’i blejnë për ndonjë çmim më të lirë, ose t’i marrin falas.

Pasi përforcuan dukshëm pjesën ofansive, Reali është duke tentuar të marrë lojtarë në krahët e mbrojtjes. Pozita e krahut të djathtë tani është bërë prioritet për Florentino Perezin, shkaku i moshës që kanë dyshja spanjolle Dani Carvajal e Lucas Vazquez.

Këtë sezon, nuk pritet të ketë ndryshime, mirëpo Reali është duke punuar për ta bindur Alexander-Arnoldin që të mos rinovojë me Liverpoolin dhe ta marrin falas në vitin 2025.

Një punë të madhe në këtë operacion po e kryen vetë Bellinghami, që po i flet gjatë tërë kohës anglezit se si është të luash në fanellën galaktike.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë vlerësohet si mjaftë e vështirë ngase Liverpooli pritet të tentojë ta bind për të rinovuar kontratën dhe assesi të mos e humbasin si agjent të lirë.

Mediat e mëdha, si “BILD” kanë raportuar se anglezi do të ishte i pajtimit për kalimin te Reali, por aktualisht ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit