Supermodelja amerikane Bella Hadid përtej pasarelave po kërkon që të korrë sukses edhe në botën virtuale të parave.
Hadid ka lançuar një koleksion të sajin me NFT(en-ef-ti), njësi digjitale të cilat shiten dhe blihen nëpërmjet teknologjisë Blokchain ku mund të fitohen shuma marramëndëse.
Supermodelja është shprehur në një intervistë nga New York-u për agjensinë e lajmeve Reuters se përgjat pandemisë ajo u fiksua pas video lojrave dhe kështu i lindi ideja që të krijojë një version virtual të sajin në 3D.
Koleksioni i saj i NFT-ve është quajtur CY-B3LLA (si-bela) dhe paraqet imazhe në 3D të trupit dhe fytyrës së modeles.
Bella është shprehur më herët në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’ se i krijoi këto asete digjitale me synimin për të inkurajuar fantazinë dhe ndërveprimet njerëzore me teknologjinë.
Këto asete ose të njohura ndryshe si imazhe dixhitale kapin vlera deri në miliona dollarë për personat që i blejnë apo shesin ato.