8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Bella Hadid sqaron thashethemet për veshjen e saj në “Met Gala”

- Advertisement -

Supermodelja Bella Hadid dukej sensacionale në Met Gala në fillim të këtij muaji, e veshur me një krijim nga stilisti i Burberry, Riçardo Tisci.

25-vjeçarja është detyruar të sqarojë fansat për  një intervistë të dhënë ku shprehej se u bllokua në tapetin e kuq. Adhuruesit menduan fillimisht se ishte korseja e ngushtë shkaktarja, por ajo ka sqaruar se ishte gjendja e ankthit që po i pengonte frymëmarrjen.

“Nuk thashë se u ndjeva keq për shkak të korsesë. U ndjeva keq, jo për korsen, por nga ankthi dhe emocionet e tapetit të kuq. Korset në përgjithësi janë goxha të pakëndshme e të forta për mushkëritë,  por korseja ime përshtatej në mënyrë të përkryer”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Hadid ka folur shpesh herë në rrjetet sociale për ankthin dhe shëndetin e saj mendor në të kaluarën, duke ndarë me fansat e saj foto në gjendje jo të mirë emocionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit