Përfundimisht, Belgjika ka një trajner të ri.
Rudi Garcia, është emëruar si pasuesi i të larguarit Tedesco në pankinën e Kombëtares belge.
Emërimi i tij shënon një hap të rëndësishëm për “Djajtë e Kuq” në përpjekjet e tyre për të rifituar shkëlqimin pas një periudhe zhgënjyese, ku nuk arritën të realizonin pritshmëritë në kompeticionet ndërkombëtare.
Garcia, i njohur për filozofinë e tij të lojës sulmuese dhe menaxhimin e ekipit në nivele të larta, do të përpiqet të rikthejë Belgjikën në qendër të futbollit ndërkombëtar.