11.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë

Futbollisti Belgin Jashari, rrëfimin e të cilit e publikoi Nacionalja për sulmin ndaj tij, është ftuar nga kampi i Barcelonës në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kampit.

Postimi i plotë:

Një ftesë që prek zemrën dhe ringjall shpresën!

Belgin Jashari, talent i jashtëzakonshëm nga komuniteti Rom dhe një shembull i vërtetë i guximit, i është bashkuar familjes së Barça Camp Kosova 2025 si i ftuar special!

Pas një përjetimi të rëndë dhune në sport, ne në Barça Camp Kosova duam t’i dërgojmë Belgin-it dhe gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:

“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”

Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie.

Të ngjashme

Të fundit