Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit.
Sipas raportimit të Top Channel, para medieve Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg, dhe nëse fiton do të kandidojë sërish.
“Në Himarë dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje”, është shprehur Beleri, “pasi pushteti ka vendosur që të mos bëhen zgjedhje”.
“Në 14 maj unë isha fitues, dhe në 4 gusht janë të pa ligj e nga të gjitha aspektet, i pa ligjshëm është shkarkimi im, i pa ligjshëm dhe ai vendim i presidentit dhe kryeministrit që implikoi gjithë qeverinë dhe mafien për të gatuar një palë zgjedhje në një fshat. Liria e çdo njeriu është e shenjtë dhe do e luftoj këtë liri në ambientet jashtë burgut”.
Si eurodeputet i cili jam zgjedhur nga demokracia e re dhe nga qytetarët grekë dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin”, tha ai.
“Edhe sot”, u shpreh Beleri, ”vendimi ishte politik për daljen time”.
“Ju kam thënë shpesh herë , që për mua kjo çështje do te mbyllet në Strasburg dhe do të kërkoj të drejtën atje. Zgjedhjet e 4 gushtit nuk duhet të ishin bërë se ishin të pa ligjshme dhe qytetarëve iu mohua e drejta për të votuar”, tha ai.