0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Beleri: Eurodeputet u bëra falë Ramës

- Advertisement -

Eurodeputeti Fredi Beleri tha se e fitoi pozicionin në Parlamentit Evropian falë luftës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shpalli kur kandidonte për bashkinë në Himarë.

Beleri u shpreh se meritë për zgjedhjen e tij si eurodeputet kanë edhe gjykatësit e prokurorët që siç tha bënë një çështje që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe që nga populli grek u vlerësua si përndjekje, raporton euronews.al.

“Në burg kam qenë 16 muaj, njeriu kur kalon një problem është si të mos e ketë pasur kurrë, isha në burg, dola, tani jam eurodeputet, s’e kisha ëndërruar as e kisha qëllim. Unë me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë Himarën që të punonim për vendin tonë. Sulmi i paprecedentë i kryeministrit, mënyra se si drejtësia u përdor prej tij, arrita që sot të jem eurodeputet. Kanë merita jo vetëm kryeministri, por edhe gjykatësit, prokurorët të cilët nën urdhrat e tij bënë një çështje që nuk ke nga ta kapësh, që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe këtë padrejtësi kryeministri dhe populli greke kuptoi që kjo përndjekje ishte e padrejtë dhe më dhanë votën për eurodeputet”, tha Beleri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit