Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë padyshim një nga çiftet më të diskutuara në botën e showbiz-it.
Kohët e fundit, dyshja janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri-tjerit , duke ndezur zërat për një ribashkim të mundshëm, ndonëse ata e kanë mohuar.
Megjithatë, së fundmi modelja italiane ka konfirmuar ribashkimin e tyre përmes një foto romantike ne rrjete sociale.
Çifti shfaqet gati për të shkëmbyer një puthje dhe ky gjest ka emocionuar fansat duke marrë qindra komente në vetëm pak minuta.
Thashethemet për rikthimin e Belen dhe balerinit italian nisën pasi 37-vjeçarja i dha fund lidhjes me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në Maj 2021.