Me këtë foto topless, Belen Rodrigez ndez rrjetet sociale.
Ylli i ekraneve italiane zgjodhi një foto të nxehtë të shkrepur në ambientet gjigandit mediatik italian Mediaset për të njoftuar rikthimin e saj në skenën e shfaqjes mjaft popullore investigativ Le Iene, pas një mungese 1-javore, periudhë gjatë të cilës nuk ishte aktive as në rrjetet sociale.
Mungesën e saj e kishte argumentuar me faktin se i duhej një pushim për shkak të problemeve shëndetësore. Gjithsesi, fotot dhe videot provokuese të saj nuk janë aspak risi.
38-vjeçarja tepër sharmante argjentinase, por e natyralizuar si italiane, ka një karrierë të gjatë në prezantimin e disa emisioneve mjaft popullore italiane, si modele, por shpesh herë ka pozuar edhe për revista për të rritur si Playboy.