1.8 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Bojkoti s’ndryshon rrjedhën e historisë

- Advertisement -

 

Kryesia e Organizatë së Veteranëve të Luftë së UÇK-së dje ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars.

Kjo ka ardhur pasi sipas tyre kjo qeveri i ofendoi, përjashtoi, linçoi dhe persekutoi nga çdo e drejtë ligjore.

Për këtë ka reaguar Bekim Jashari përmes një postimi në rrejte sociale.

Postimi i plotë:

Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë mënjanë çdo dallim.
Vetëm pak ishin ata që bojkotuan dhe nuk u bënë pjesë e “dasmës së lirisë”.
Sot kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë.
Bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë.
Kosova është meritë e të gjithëve, dhe në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi për ata që na sollën lirinë duhet të na bashkojnë.
Siç thoshte mixha Rifat: “Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve.”

Asgjë nuk mund ta zbehë madhështinë e kësaj feste!
Lavdi dëshmorëve! 🇦🇱🇽🇰

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit