2.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri

- Advertisement -

Bekim Jashari ka përzgjedhur fjalët më emocionuese, për të uruar fejesën e djali ë tij, Hamzës.

Në një postim ai shkroi se kjo ngjarje shënon “triumfin e dytë të familjes”, pas sakrificës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe kushtrimit për liri, fiks 28 vjet më parë.

Ai rikujton fjalët e Hamëz Jasharit se kjo tokë “veç këmbën e shqiptarit e duron”, duke e lidhur gëzimin familjar me idealin e lirisë.

Ky është urimi i plotë i tij:

Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë.

Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë, këtë Kosovë që u ndërtua mbi themele të forta, themele që u hodhën para së gjithash nga të rinjtë dëshmorë të cilët sakrifica për liri i bëri të pavdekshëm.

Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë.

Hamëz dhe Enesa, urime fejesa, 💍
Ju urojmë jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, lumturi dhe harmoni!

Të ngjashme

Të fundit