Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ndër të tjera tha se bënë homazhe duke e nderuar dhe kujtuar sakrificën e cila 24 vite më parë ishte njëjtë siç tregon Besarta Jashari dhe Bashkimi, Komandanti i FSK-së.
“Ka qenë koha e njëjtë po kështu si sot që kanë filluar sulmet me 5 mars kanë vazhduar me 6 deri në pasditen e datës 7 deri në ora 16:00 pasdite. Tri ditë luftime, e tërë lagjja Jashari kundër një force të pabarabartë, një arsenal i tërë i përdorur kundër një familje e pas disa orëve të një lagje që sipas dëshmitarëve okular flitet mbi 15 mijë forca ushtarake policore, një arsenal i tërë tokësor përpos atij ajror që është përdor gjatë këtyre tri ditëve po që fal kësaj sakrifice edhe pse shkuan shumë”, raporton EO.
Tutje ai tha se janë shqiptarët nga e gjithë bota që nuk i harruan e si lanë vetë asnjëherë si në ditë gëzimi e ditë të vështira.