Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” arriti të grumbullojë rreth 5 milionë euro për familjet në nevojë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shoqatës, Halil Kastrati, i cili në një postim në Facebook e cilësoi këtë ngjarje si një dëshmi të humanizmit dhe solidaritetit të shqiptarëve.
“Iftari i parë i organizuar nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Emerald mblodhi biznese nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u bënë pjesë e një projekti madhështor për ata që kanë më shumë nevojë. Me një solidaritet të pashoq, ata dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë,” shkroi Kastrati.
Një ndër kontribuuesit ishte edhe Bekim Jashari, i cili dhuroi 100 mijë euro për këtë kauzë.
Ky akt bamirësie vjen si një mbështetje e madhe për familjet në nevojë dhe një shembull i forcës së bashkimit për një qëllim të mirë.