18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Bekim Haxhiu tregon rrëfimin prekës nga lufta: Forcat serbe vendosen civilët shqiptarë si mburojë e gjallë

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka shpalosur anën e tij jashtë politikës në emisionin Libero.

Nën dhimbje dhe emocione ai ka ndarë momentet dhe përjetimet me të trishta  kur ishte në UÇK gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më 1998 kur kam gjetur 14 qytetarë të fshatrave të Drenicës të masakruar në fshatin Galicë. Një pamje e tmerrshme derisa familjarët shkonin t’i njoftonim për të afërmit për ti marr. Kisha kërkesa që kufomat t’i lërenin në atë formë që të bënin incizime për të raportuar në media. Por se sa e rëndë është që ke humbur familjarë dhe sheh se kanë abuzuar me kufomën e tyre. Nuk dua t’i potencoj sot se çfarë masakre kanë bërë. Por deri sa kanë ardhur familjarët unë kam filluar ti veshi të masakruarit, ti mbulojë që të paktën fytyrat tu mbahen mend nga familjarët, kjo ka qenë dhimbje e madhe,” tha Haxhiu.

Gjithashtu shpalosi edhe një moment tjetër të cilin e kishte përjetuar rëndë, rezistencën e më shumë se një muaji, ne vendlindjen e tij  në fshatin Tërnavc, ku kishte kaluar nëpër një sfidë të vështirë ku si një 28 vjetarë i është dashur të marr vendime ku bëhej fjalë për jetën e shumë njerëzve.

Bekim Haxhiu ndau edhe momentin më të lumtur të jetës së tij, teksa e veçoi Lirinë dhe Pavarësinë e shtetit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit