Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar se dita e mërkurë do të jetë vendimtare për drejtimin që do ta marrë shteti i Kosovës.
Sipas tij, të mërkurën do të sqarohet rruga që do ta përcaktojë fatin e Kosovës – ose rruga e shtetit dhe përgjegjësisë institucionale, ose rruga e pushtetit personal dhe bllokadës politike të binomit Kurti–Osmani.
Haxhiu ka paralajmëruar se nëse zgjedhjet shpallen pas datës 5 nëntor, ato mund të mbahen më 7 ose 14 dhjetor 2025, duke i mundësuar Kuvendit që në shkurt 2026 të miratojë buxhetin e shtetit dhe të shmanget kolapsi financiar.
Në të kundërt, ai ka thënë se nëse Presidentja Vjosa Osmani ia jep mandatin Lëvizjes Vetëvendosje pa dëshmuar shumicën prej 61 nënshkrimesh, zgjedhjet do të mbahen më 4 janar 2026, duke e futur Kosovën, siç tha ai, “në një periudhë kolapsi institucional e buxhetor”.
“Ky është një skenar i planifikuar me kohë nga Kurti e Osmani, për ta zgjatur me çdo kusht pushtetin personal,” ka deklaruar Haxhiu.
Në fund, Haxhiu ka bërë thirrje për vendimmarrje të përgjegjshme, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione që mendojnë për qytetarin dhe shtetin, jo për kalkulime politike që rrezikojnë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Të mërkurën vendoset drejtimi i shtetit!
Të mërkurën pritet të sqarohet rruga që do ta përcaktojë fatin e Kosovës:
1. Rruga e shtetit dhe përgjegjësisë institucionale, apo
2. Rruga e pushtetit personal dhe bllokadës politike të binomit Kurti & Osmani.
Nëse zgjedhjet shpallen pas 5 nëntorit, ato mund të mbahen më 7 ose 14 dhjetor 2025, duke i mundësuar Kuvendit që në shkurt 2026 të miratojë Buxhetin e shtetit dhe të shmanget kolapsi financiar.
Por nëse Presidentja Vjosa Osmani ia jep mandatin LVV-së pa dëshmuar shumicën prej 61 nënshkrimesh, zgjedhjet do të mbahen më 4 janar 2026, duke e futur Kosovën në një periudhë kolapsi institucional e buxhetor, vetëm për të ruajtur karriget e pushtetit.
Ky është një skenar i planifikuar me kohë nga Kurti e Osmani, për ta zgjatur me çdo kusht pushtetin personal.
Kosova sot ka nevojë për vendimmarrje të përgjegjshme, për institucione që mendojnë për qytetarin dhe shtetin, jo për kalkulime politike që e rrezikojnë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit!






