-12.3 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Bekim Haxhiu: Të hetohen të gjitha votat e dyshuara – ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar veprimin e Kryeprokurorit të Prizrenit, z. Petrit Kryeziu, duke e cilësuar si shembull të përgjegjësisë institucionale në zbatimin e ligjit kundër manipulimit të votës, shkruan Scanner.

Sipas Haxhiut, zbatimi i barabartë i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë edhe veprimet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku janë administruar vota me postë të pranuara jashtë afatit ligjor dhe për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara për manipulim.

Ai thekson se Prokuroria, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ka obligim të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votës, përfshirë votat në QKN, QNR, si dhe votat e ardhura me postë që janë pranuar dhe përfshirë në rezultatin zgjedhor në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Këto veprime përbëjnë shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor”, ka theksuar Haxhiu, duke shtuar se votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm.

Sipas tij, një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.
Haxhiu ka kërkuar që Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Kryeprokurori i Kosovës të veprojnë me të njëjtin standard ligjor, në mënyrë që asnjë votë e manipuluar apo e pranuar jashtë afatit ligjor të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar.
“Vetëm një proces gjithëpërfshirës i zbatimit të ligjit dhe verifikimit të çdo vote mund të rikthejë besimin minimal në një proces zgjedhor tashmë të komprometuar,” ka deklaruar ai.
Në fund, Haxhiu ka theksuar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Postimi i plotë:

Veprimi i Kryeprokurorit

Veprimi i Kryeprokurorit të Prizrenit, z. Petrit Kryeziu, meriton vlerësim publik për përgjegjësinë institucionale të treguar në zbatimin e ligjit kundër manipuluesve të votës.

Zbatimi i barabartë i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë edhe veprimet në QNR dhe KQZ, ku janë administruar vota me postë të pranuara jashtë afatit ligjor, për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara për manipulim.

Prokuroria, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ka obligim të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votës, përfshirë votat në QKN, QNR, si dhe votat e ardhura me postë, të cilat janë pranuar, administruar dhe përfshirë në rezultatin zgjedhor në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këto veprime përbëjnë shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor.

Për këtë arsye, votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm. Një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Kryeprokurori i Kosovës duhet të veprojnë me të njëjtin standard ligjor, në mënyrë që asnjë votë e manipuluar apo e pranuar jashtë afatit ligjor të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar zgjedhor.

Vetëm një proces gjithëpërfshirës i zbatimit të ligjit dhe verifikimit të çdo vote mund të rikthejë besimin minimal në një proces zgjedhor tashmë të komprometuar në tërësinë e tij.

Ligji është i barabartë për të gjithë.
Askush nuk është mbi ligjin.

të Prizrenit, z. Petrit Kryeziu, meriton vlerësim publik për përgjegjësinë institucionale të treguar në zbatimin e ligjit kundër manipuluesve të votës.

Zbatimi i barabartë i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë edhe veprimet në QNR dhe KQZ, ku janë administruar vota me postë të pranuara jashtë afatit ligjor, për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara për manipulim.

Prokuroria, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ka obligim të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votës, përfshirë votat në QKN, QNR, si dhe votat e ardhura me postë, të cilat janë pranuar, administruar dhe përfshirë në rezultatin zgjedhor në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këto veprime përbëjnë shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor.

Për këtë arsye, votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm. Një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Kryeprokurori i Kosovës duhet të veprojnë me të njëjtin standard ligjor, në mënyrë që asnjë votë e manipuluar apo e pranuar jashtë afatit ligjor të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar zgjedhor.

Vetëm një proces gjithëpërfshirës i zbatimit të ligjit dhe verifikimit të çdo vote mund të rikthejë besimin minimal në një proces zgjedhor tashmë të komprometuar në tërësinë e tij.

Ligji është i barabartë për të gjithë.
Askush nuk është mbi ligjin.

Të ngjashme

Të fundit