Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, profesor doktor Bekim Haxhiu, ka takuar sot të rinjtë e Prishtinës.
“Takimi i sotëm me të rinjtë nga Prishtina një mundësi e shkëlqyer për të bashkëbiseduar për një të ardhme më të mirë, ku rinia dhe qytetarët të ndërtojnë perspektivën në Kosovë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me energjinë dhe pasionin e tyre, ata janë forca e ndryshimit që na udhëheq përpara.
“Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar në fund kandidati me numër 109. /Ballkani.info/