Bekim Haxhiu – Kambishi, ka njoftuar se do të garojë për deputet nga radhet e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se në listën e PDK-së do ta mbajë përsëri numrin 109.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë,
Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, rikandidojë për deputet, si pjesë e ekipit të z. Bedri Hamza dhe të PDK-së.
Kam besim të plotë se, me mbështetjen tuaj, do të jem zëri i fuqishëm dhe i përgjegjshëm në Kuvend, zë i cili, siç e keni theksuar shumë prej jush, ka munguar në legjislaturën e fundit.
Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, numri im në listën e PDK-së është 109.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, për një numër të vogël votash, nuk arrita të përfaqësoj zërin tuaj në Kuvend.
Prandaj, në këtë proces zgjedhor, kërkoj përkrahjen tuaj të vendosur, që së bashku të arrijmë fitoren dhe të sjellim ndryshimin e domosdoshëm për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ju ftoj që më 28 dhjetor të votoni:
PDK-në
Bedri Hamzën për Kryeministër
Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi, nr. 109, për deputet
Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend!






