Kandidati për deputet nga PDK-ja me numrin 109, Bekim Haxhiu, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se gjatë katër viteve të fundit, qeverisja ka çuar në një degradim të sistemit të shëndetësisë, duke rritur listat e pritjes dhe duke shkaktuar vështirësi në trajtimin e pacientëve.
Ai ka kritikuar menaxhimin e dobët dhe korrupsionin, si dhe emërimin e individëve të paaftë në pozita kyçe në institucionet shëndetësore.
”Në katër vitet e fundit, sektori i shëndetësisë ka degraduar me këtë qeverisje, kur rikthehen listat e pritjes dhe ato rriten për trajtimin e pacienteve. Keq menaxhimi dhe korrupsioni vendosja e njerzve të padijshëm në udhëheqje në institucionet kyqe në shëndetësi ka dëmtuar sektorin e shëndetësisë. Trajtimi jo dinjitoz i punëtorëve shëndetësor ka ndikuar në largimin e tyre nga Kosova disa nga kalimi në privat prëj publikut. Gjendja e shëndetësisë është buzë një kolapsit brenda 4 viteve ikin nga Kosova më shumë se 3 mijë e 600 profesionist shëndetësor”, tha Haxhiu.