“Po shihet qartë që qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën, sepse Kosova meriton #mamirë”.
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, gjatë një tubimi me qytetarë në lagjen Dardania në Prishtinë.
“Takim mbresëlënës dhe njëherit shumë emocionues për mua në lagjen Dardania në Prishtinë, sepse një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar në këtë lagje. Patëm kënaqësinë që para shumë qytetarëve të kësaj lagjeje ta shpalosim programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Po shihet qartë që qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën, sepse Kosova meriton #mamirë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅️