8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Bekim Haxhiu për punën e re të Arben Vitisë: Paga e tij është mbi 5 mijë euro

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është angazhuar në një spital privat. Këtë çështje e ka ngritur në Kuvend deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu beson se ky është konflikt interesi, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për pagën që sipas tij Vitia e merr në punën e re.

“Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme, mbi 5 mijë euro”, tha Haxhiu.

Se a është në dijeni të kësaj, ai në seancën e sotme të Kuvendit e pyeti ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit