Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se mbështetja për këtë subjekt politik po rritet dita-ditës në terren, duke garantuar një fitore të fuqishme në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka theksuar se nga Kozhica, Klina e Mesme dhe Izbica e Skenderajt, e deri në Fushë Kosovë, qytetarët po shprehin mbështetje të madhe për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
“Kemi kandidatin më të mirë për kryeministër, programin më të mirë dhe listën më të fortë të kandidatëve për deputetë. Mbështetja e madhe që po marrim garanton fitoren bindëse të PDK-së më 9 shkurt,” ka deklaruar Haxhiu.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në dhe kandidatët e saj, duke përmendur numrat e tyre në fletëvotim: