Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Mitrovicasit e mi të dashur, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Kjo mbështetje është motivim për të punuar më shumë dhe për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës,” ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka theksuar rëndësinë e fitores së PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet e 9 shkurtit.