Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka marrë mbështetje në garën për deputet në tri fshatra të Skenderajt, të cilët kanë lenë gjurmë në luftën çlirimtare.
Duke e parë mbështetjen, Haxhiu ka thënë mobilizimi për fitore po rritet çdo ditë.
“Sonte ishim në Likocin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, në Ticën e spitalit ushtarak të UÇK-së dhe në Rezallën e rezistencës dhe betejës frontale të UÇK-së për ta prezantuar programin më të mirë dhe fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të hartuar nga PDK dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza. Nga aty morëm mbështetje të madhe, pasi mobilizimi për fitoren e PDK-së po rritet çdo ditë e më shumë.
#PDK131 ✅️ #BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️ #BekimHaxhiuKamishi109 ✅️”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.