7.3 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Bekim Haxhiu: Më 28 dhjetor vota për stabilitet dhe zhvillim me Bedri Hamzën

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për mbështetje qytetare në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se me Bedri Hamzën në krye, politika në Kosovë mund të zhvillohet pa zhurmë dhe pa fyerje, por me punë, vizion dhe përgjegjësi.

Haxhiu ka deklaruar se projekti politik që përfaqëson PDK synon një Kosovë më të fortë, më stabile dhe me zhvillim të qëndrueshëm, duke vënë në qendër interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e fëmijëve.
“Së bashku me Bedri Hamzën po tregojmë se politika mund të jetë ndryshe – e qetë, e përgjegjshme dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete për qytetarët,” ka theksuar Haxhiu.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor ta shfrytëzojnë votën e tyre si një votë për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të sigurt për Kosovën.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas Haxhiut, janë vendimtare për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për ndërtimin e institucioneve të forta dhe funksionale.
Në fund, ai ka përsëritur mesazhin e fushatës: “Bashkë. Përpara.”

Postimi i plotë:

Bashkë për një Kosovë më të fortë!
Me Bedri Hamzën, po tregojmë se politika mund të jetë pa zhurmë dhe fyerje. Por me punë, vizion dhe përgjegjësi për qytetarët.

Më 28 dhjetor vota juaj është për stabilitet, zhvillim dhe të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë dhe për Kosovën.

Bashkë. Përpara. 👍
#PDK130
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit