Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me bashkëluftëtarë dhe qytetarë në Dubovc të Vushtrrisë dhe në Prishtinë.
Gjatë këtyre takimeve, Haxhiu ka marrë mbështetje të madhe për vizionin dhe programin e PDK-së, si dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
Ai theksoi rëndësinë e bashkimit për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë, duke premtuar angazhim maksimal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvend.
“Mbështetja juaj na jep motiv dhe përgjegjësi që të punojmë edhe më shumë për Kosovën dhe qytetarët e saj,” tha Haxhiu gjatë fjalimeve të tij.